AktualitetBota+Të fundit

Tërhiqet Rusia, pranon emërtimin Republika e Maqedonisë Veriore

Rusia njeh Republikën e Maqedonisë Veriore si emrin e ri zyrtar të Maqedonisë, tha të hënën Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, edhe pse kishte shprehur më parë rezerva lidhur me legjitimitetin e ndryshimit të emrit.

Parlamenti maqedonas miratoi një ndryshim në kushtetutë në janar për të riemëruar vendin, nën një marrëveshje me Greqinë për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare midis vendeve fqinje.

Kanë qenë negociatat e vazhdueshme mes kryeministrave Tsipras dhe Zaev, të cilat u konkretizuan me marrëveshjen e Prespës dhe sollën zgjedhjen e konfliktit shumëvjeçar mes vendeve fqinje, që pengonin integrimin në organizmat perëndimore të Maqedonisë.

Megjithatë vendimi u kontestua ashpër në Shkup dhe veçanërisht në Athinë, me opozitën greke që vijon të jetë kundër përfshirjes së emrit Maqedoni, në emërtimin zyrtar të vendit fqinj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com