Liqeni artificial, me një kënd të ri lojërash. Oaz ekologjik për të vegjlit
Së shpejti, të vegjlit e kryeqytetit dhe jo vetëm do të kenë gati një kënd fantastik lojërash, i cili i shtohet Parkut të madh të Liqenit artificial.
Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të Agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po vijon punën për një shesh të ri pushimi, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit.
“Arkitektët” e peizazhit po kujdesen për detajet e fundit te “Këndi Tika”, ku u shtrua batanija “greenfix”, si dhe u hodh fara e barit, duke krijuar oazin ekologjik për lojën e të vegjëlve.
Sheshi i ri rekreativ po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij, me një sipërfaqe totale 5.500 metra katrorë. Me përfundimin e këtyre punimeve, kjo zonë do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te Liqeni pranë Amfiteatrit.
Fraksion.com