AktualitetTë fundit

Hetimi online: Antiterrorizmi amerikan trajnon 12 investigues

12 investigues të Njësisë së Antiterrorizmit dhe krimit kibernetik kanë përfunduar kurset mbi përdorimin e medias sociale dhe hetimet online, të organizuara nga nga Asistenca e Trajnimeve për Antiterrorizmin e Departamentit të SHBA me koordinimin e zyrës rajonale të Sigurisë të Ambasadës së SHBA-së.

Këto kurse janë krijuar për të rritur njohuritë e pjesëmarrësve mbi mënyrat se si terroristët qasen dhe përdorin rrjetin dhe mediet sociale për operacione, duke përfshirë rekrutimin, shpërndarjen e propagandës dhe aktivitete koordinimi.

Trajnimi është pjesë e një programi në vazhdim të ATA-s me vlerë prej 1.3 milion dollarësh, i cili mbështet Policinë e Shtetit dhe njësinë e Antiterrorizmit për të rritur aftësitë e tyre në kryerjen e hetimeve kundër terrorizmit.

 

Fraksion.com