AktualitetDialogRajoniTë fundit

Gjukanoviq: Prishtina dhe Beogradi të inspirohen nga marrëveshja e Prespës

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, thotë se Prishtina dhe Beogradi duhet të frymëzohen nga arritja e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, për të vazhduar dialogun e Brukselit.

Sipas tij zgjidhja e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta stabilizonte edhe rajonin e Ballkanit.

Këto deklarata Gjukanoviq i ka bërë gjatë një fjalimi në Këshillin Gjerman të Politikës së Jashtme me temë “Perspektiva Politike të Ballkanit dhe Malit të Zi dhe marrëdhëniet  e tyre me Evropën në 2019”, shkruan EWB,.

Teksa ka folur për Maqedoninë e Greqinë, Gjukanoviq ka përmendur edhe përfitimin e dy anshëm të palëve.

“Shembulli i marrëveshjes së Prespës është shumë stimulues. Marrëveshja e arritur ndërmjet Shkupit dhe Athinës është një tregues real që edhe problemet më të vështira mund të tejkalohen nëse ka vullnet politik të udhëheqësve dhe përfitim për të dy palët. Është thelbësore që Maqedonia e Veriut është në rrugën e saj drejt NATO-së, me mundësinë reale të hapjes së negociatave për pranimin ne BE. Unë besoj se kjo mund të jetë frymëzuese për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse problemi zgjidhet, i gjithë rajoni dhe Serbia , do të ishin më të relaksuar. Do të frymëzonte Serbinë që t’i kushtohej më shumë perspektivës evropian”, ka thënë Gjukanoviq.

Për presidentin malazez problemi më i madh është funksionalizimi i Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Çështja më e vështirë për të gjithë është çështja e funksionalitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës “, tha Presidenti”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera Gjukanoviq ka thënë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është Bashkimi Evropian./EXpress

 

Fralksion.com