Fifi bën tatuazhin e madh në kurriz, me një kuptim që frymëzon çdo femër
Filloreta Raçi e njohur nga të gjithë si Fifi, është një prej këngëtareve më të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Me një natyrë të lirshme dhe spontanitet që i buron natyrshëm, Fifi hyri shumë shpejt në zemrat e publikut.
Së fundmi ajo ka zbuluar një tatuazh të madh që ka bërë në kurrizin e saj dhe nuk është një tatuazh çfarëdo.
Në kurriz ajo ka bërë tatuazh disa fjalë që do frymëzonin çdo femër, “Gjithmonë një grua e fortë”.
Fotografinë e tatuazhit e ka publikuar në Instastory, duke zbuluar edhe kuptimin.