Vlorë: Vetëdorëzohet ish polici i akuzuar për trafik droge
Është vetëdorëzuar në polici Renaldo Avdyli i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj.
Sipas prokurorisë Avdyli ish oficer i policie në Vlorë ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në 2016, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora, dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis.
Avdulaj rezulton si një ndër 40 personat e përfshirë në këtë trafik droge, ndërsa kujtojmë se në atë kohë dosja “Treblova” hapi debate për sasinë e sekuestrua të kanabisit, ku u asgjësuan 18 parcela në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë.
Në këtë dosje janë të pandehur dhe tre të akuzuar të tjerë mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renaldo Avdylaj, për të cilin gjykata në hetimet paraprake ktheu hetimet prokurorisë pasi kërkoi që të sqarohej pozita e tyre. Ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup.
Po ashtu, Prokuroria ka dyshime se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt. Gjykata dha vendimin në prill të 2018-ës, ku dënoi me 9 vite burg Taulant Haxhirajn dhe 8 vite burg Shkëlqim Kociaj si dhe 8 vite Marjus Bajramin dhe 4 vite për Xhivalin Bacon.
Fraksion.com