Tritol në Laç, Spiropali: Dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar pas një ngjarjeje të ndodhur në Laç, ku i është vendosur tritol një linje transmetimi të energjisë. Ajo shkruan në “Twitter” se dihet se kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit, e njëjta dorë sipas saj.
“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni👊”, shkruan Spiropali.
Fraksion.com