Slovaki: Kritikja e qeverisë fiton thellë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Kritikja e qeverisë, Zuzana Caputova siguroi një fitore të konsiderueshme ndaj kandidatit të partisë në pushtet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki, një hap që e bën pothuajse të sigurt zgjedhjen e saj si e para presidente grua e vendit.
Rezultatet zyrtare tregojnë se Caputova ka siguruar mbi dyfishin e votave të rivalit të saj Maros Sefcovic, një shenjë se elektorati ka refuzuar klasën tradicionale politike, pas vrasjes tronditëse vitin e kaluar të një gazetari investigativ që po hetonte korrupsionin.
Avokatja e mjedisit, një liberale, që siguroi 40 për qind të votës shkon tani drejt raundit të dytë në garën me nënpresidentin e Komisionit Evropian, Sefcovic, që mori vetëm 19 për qind të votës.
Rezultati ka gjasa të sinjalizojë një rënie për partinë në pushtet Smer-SD para zgjedhjeve të përgjithshme të viti të ardhshëm.
Fraksion.com