AktualitetBota+Të fundit

SHBA: Senatorja Kristen Gillibrand fillon fushatën presidenciale

Senatorja demokrate Kirsten Gillibrand e Nju Jorkut filloi fushatën presidenciale në përpjekje për të siguruar emërimin e partisë së saj përballë Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

Ajo filloi zyrtarisht fushatën të dielën jo me ndonjë fjalim të madh por duke lëshuar një video që shtron pyetjen “A do të fitojë guximi?”

“Na duhet një udhëheqës që të bëjë zgjedhje të mëdha dhe të guximshme, dikush që nuk ka frikë nga përparimi”, thotë ajo.

Senatorja Gillibrand pritet ta mbajë fjalimin e parë të rëndësishëm javën e ardhshme para Hotelit Trump International në Nju Jork.

Ajo dha një ide të çështjeve tek të cilat do të përqendrohet kur foli për kujdes shëndetësor universal, leje të paguar për arsye familjare, nevojën për kontroll të armëmbajtjes, miratimin e një plani të gjelbër, dhe për rimarrjen e demokracisë, siç u shpreh ajo.

Gillibrand hyn në radhët e një grupi të madh kandidatësh demokratë, që përfshin mes të tjerësh disa nga anëtaret e tjera të Kongresit si Elizabeth Warren, Amy Klobuchar, Kamala Harris dhe Tulsi Gabbard.

 

Fraksion.com