Rihapja e dosjes ‘Hajdari’: Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë
Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e tre gjyqtarëve të përcaktuar nga KLGJ, për shqyrtimin e dosjes “Hajdari”.
Këshilli i Lartë Gjygjësor përcaktoi tre gjyqtarë të Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Ndue Dreni dhe Sokol Binaj, për shqyrtimit e dosjes por vetë Haxhia kërkoi që të gjykohej nga një trupë që e ka kaluar vettingun.
Treshja gjykuese pritet të japë rreth orës 12:00, të mesdites së të hënës (18 mars), vendimin për kërkesen e Haxhisë për të rihapur edhe njëherë shqyrtimin.
Gjatë seancës së 11 marsit, Haxhia dhe avokati i tij ripërsëritën kërkesën se duan të gjykohen nga gjyqtarë që kanë kaluar vettingun dhe kërkuan rihapjen e çështjes pasi pretendojnë se nuk janë dëgjuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe vendimi është dhënë në mungesë të tyre.
Izet Haxhia është një nga fajtorët e shpallur nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, i cili është dënuar më 25 vite burg nga gjykata.
Fraksion.com