Përgjaket Dita e Shën Patrikut; Tre të vdekur në një hotel
Tre adoleshentë kanë vdekur pas një përplasjeje në festën e Shën Patrikut në një hotel në Cookstown, Irlandë.
Një vajzë 17-vjeçare dhe dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç vdiqën pas incidentit jashtë hotelit Greenvale mbrëmjen e së dielës. Disa adoleshentë të tjerë u dërguan në spital.
Oficieri i policisë, Mark Hamilton shprehet se një grup i madh i të rinjve ishin duke pritur për të hyrë në disko rreth orës 21:30 kur filloi përplasja në pjesën e përparme të derës së hotelit.
Një adoleshent, i cili po priste jashtë hotelit rrëfeu: “Ne ishim të gjithë jashtë duke pritur që porta të hapej dhe të futeshim. Pastaj të gjithë filluan të lëviznin mbrapa duke shtyrë njëri- tjetrin.”
Ai shtoi se mund të ishin rreth 100 persona të përfshirë në incident.
Fraksion.com