OSBE, Propozimi i komisionerëve: Vonesa vë në rrezik procesin zgjedhor
Prezenca e OSBE-së iu është bashkuar thirrjes së KQZ-së për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ nga ana e partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një postim në Facebook, OSBE shprehu shqetësimin se vonesa në depozitimin e propozimeve, vë në rrezik procesin zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë,”-shkruhet në postim.
Fraksion.com