Një i vrarë nga “sulmi i mundshëm terrorist” në Holandë
Një person i armatosur hapi zjarr në një tramvaj në qytetin Utreht të Holandës, duke vrarë së paku një person dhe plagosur disa të tjerë.
Zyrtarët thanë se incidenti mund të lidhet me terrorizëm.
Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar ndodhet në arrati.
“Disa njerëz janë plagosur. Zona përreth (sulmit) është mbyllur dhe ne po e hetojmë rastin”, tha policia e qytetit në një postim në Twitter.
Në një tjetër njoftim, policia po ashtu tha se “motivi i mundshëm terrorist është pjesë e hetimeve”.
Kreu i Shërbimit Kombëtar Kundër Terrorizmit, Pieter-Jaap Aalbersberg, tha se po mban konsultime rreth incidentit dhe se terrorizmi nuk mund të përjashtohet si motiv.
Shërbimet e sigurimit raportohet se i kanë kërkuar Qendrës Mjekësore Universitare të Utrehtit të hapin një repart të veçantë për të ndihmuar në kujdesin për të plagosurit.
Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se disa shërbime të tramvajit po vazhdonjnë në qytet, ndonëse i paralajmëroi udhëtarët që “t’i kenë parasysh vonesat”.
Fraksion.com