AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Nuk është Rusia shkaku i krizës politike

Në një deklaratë për mediat, presidenti Ilir Meta është shprehur se Rusia nuk është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend.

Meta tha se nuk duhet përdorur ‘ndikimi rus’ për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës politike e kushtetuese.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë.

Do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popujve të rajonit për tu integruar në BE dhe Nato por është e drejta e saj të reagojë ndryshe.

Por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus, si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi që janë krijuar nga ne.”

Meta bëri deklaratën nga Universiteti “Zoja e Keshillit te Mire” ku mori pjesë në një Konferencë.

 

Fraksion.com