Life StyleTë fundit

Meghan Markle dhe Harry largohen nga pallati mbretëror: Për të mirën e monarkisë

Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle do të largohen nga pallati mbretëror, Buckigham Palace.

Tashmë kanë nisur përgatitjet për transferimin në ‘Frogmore Cottage’, rezidencë rreth 30 kilometër larg Londrës.

Sipas mediave britanike, transferimi vjen si pasojë e ndarjes së stafit mes Harry dhe William, për shkak të mosmarrëveshjeve mes grave të tyre, Meghan Markle dhe Kate Middleton.

Por sajti ‘Express’, shkruan se kjo gjë bëhet për të mirën e monarkisë, duke cituar një burim pranë familjes mbretërore.

“Por vendimi për tu larguar nga pallati nuk do të thotë se mes William dhe Harry ka tensione. Rrugët u ndanë, për shkak se objektivat janë të ndryshme. Për William baza është Bukingham Palace, pasi ai është trashëgimtari i fronit”, thuhet më tej.

Kjo lëvizje vjen, teksa në muajin prill Meghan Markle do të sjell në jetë fëmijën e parë të Harry, vetëm një vit pas martesës.