AktualitetBota+Të fundit

Maduro synon të ristrukturojë Qeverinë e Venezuelës

Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka kërkuar gjithë kabinetit të tij të japë dorëheqje, në mënyrë që ai të realizojë një “ristrukturim të thellë” të Qeverisë, ka thënë nën-presidentja e këtij shteti, Delcy Rodriguez.

“Presidenti Nicolas Maduro i ka kërkuar gjithë anëtarëve të kabitetit që të heqin dorë nga rolet e tyre, për t’i hapur rrugë rishqyrtimit të metodave dhe funksioneve” ka thënë Rodriguez përmes një postimi në Twitter.

Sipas saj, një veprim i tillë do të “fuqizonte shtetin” ndaj çdo kërcënimi.

Ristrukturimi potencial i Qeverisë, vjen në kohën kur kriza është thelluar në shtetin e Amerikës Latine, si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, inflacionit, zvogëlimit të rezervave të ushqimit dhe ilaçeve bashkë me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

Maduro u ka vënë fajin kundërshtarëve për problemet me energji elektrike, bashkë me Shtetet e Bashkuara, të cilët mbështesin rivalin e tij, Juan Guaido.

Guaido, i cili udhëheq Asamblenë Kombëtare, të kontrolluar nga opozita, ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar dhe ka fituar mbështetjen e shumë kombeve evropiane, si dhe shteteve rajonale.

Rusia dhe Kina në anën tjetër mbështesin Maduron, një socialist që ka nisur udhëheqësinë më 2013, pas vdekjes së Hugo Chavez.

Ai është betuar në mandatin e tij të dytë në janar të këtij viti, ndonëse procesi zgjedhor është bojkotuar nga Qeveria dhe është dënuar nga faktori ndërkombëtar.

Përveç kësaj, Maduro është kritikuar edhe abuzimet e pretenduara me të drejtat e njeriut dhe keqmenaxhimin e ekonomisë.

 

Fraksion.com