Kongresi i PS më 23 mars: I ftuar dhe Fatos Nano
Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin në datën 23 mars, në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se vendimi për mbledhjen e Kongresit të shtunën është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë mëngjesin e sotëm.
Burime nga mbledhja e Kryesisë bëjnë me dije se Kongresi do te jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme. Fjalën kryesore do e mbajë kryetari i PS, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet të shpallet lista e këshilltarëve bashkiake vetëm për qytetin e Tiranës.
Gjithashtu në Kongres pritet të ketë fjalime nga ministra dhe kryetarë bashkish si dhe janë ftuar të gjithë kryeministrat e PS ndër vite. Një nga të ftuarit është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.
Ftesa për ish kryeministrat e PS është bërë sipas përcaktimeve të statutit, ku ndër të tjera thuhet se në Kongres ftohen të gjithë ish-kryeministrat e PS dhe ish-kryetarët socialistë.
Kryesia e PS ngarkoi Damian Gjiknurin sekretar për çështjet zgjedhore i cili do koordinojë punën për reformën zgjedhore.
Fraksion.com