AktualitetTë fundit

Kërcënon me jetë gruan dhe mjeken, në pranga shqiptari

Një shqiptar është arrestuar sepse ka kërcënuar me jetë gruan dhe mjeken në Brindizi të Italisë.

53-vjeçari ka shkuar mbrëmjen e djeshme në klinikën mjekësore dhe është konfliktuar me gruan e tij, e cila kishte shkuar aty së bashku me vajzën pasi kishte patur një krizë paniku për zhdukjen e të shoqit.

Më parë çifti ishte konfliktuar, e për pasojë kryefamiljari vendosi të largohej pa dhënë asnjë informacion. Ai kthehet kur merr lajmin se gruaja ndodhet në spital, por në vend që ta ngushëllojë nis sërish të debatojë. Në këtë pikë, mjekja ndodhet aty dhe ndërhyn, por shqiptari nuk e toleron dhe nis ta kërcënojë.

Mësohet se shqiptari u shfaq në klinikë i dehur. Ai përsëri ngriti dorë kundër gruas dhe më pas edhe sulmoi mjekun verbalisht, duke e kërcënuar atë me vdekje. Shqiptari nuk mjaftohet me kaq, por përplas karriget, duke dëmtuar disa prej tyre. Policia e arreston shqiptarin dhe pas neutralizimit e dërgon në spital për ta trajtuar.

 

Fraksion.com