Kërcënim ndaj kryebashkiakut, qese me kafkë njeriu dhe mesazhe
Kryebashkiakut të Monte Sant’Angelo, në krahinën e Foggias, Pierpaolo D’Arienzo i është bërë një kërcënim i tmerrshëm. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më këshilltarin e qytetit Generoso Rignanese. Persona ende të paidentifikuar iu kanë çuar qese me kafka njeriu dhe kërcënime me vdekje. Ky akt ka sjellë dëshpërim dhe frikë në qytet.
Policia ka nisur hetimet dhe nuk jep detaje në lidhje me ngjarjen. Kreu i Bashkisë tha se këtyre kërcënimeve do iu përgjigjet vetëm më ligjshmëri dhe se kërcënuesit po përpiqen të minojnë qetësinë e një kryebashkiaku dhe një këshilltari. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë
“Unë dua t’u them këtyre njerëzve: nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë punën tonë; ne i detyrohemi vetes, familjeve tona dhe komunitetit qe na ka dhënë besim. Ne nuk japim dorëheqjen “, tha D’Arienzo.
Fraksion.com