Ja se si e thërret Orjola Pampuri bashkëshortin
Në programin e së shtunës, në “My Living”, transmetuar në Vizion Plus, ishte e ftuar në një rrëfim për jetën personale ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri.
Gjatë intervistës ajo ka thënë se burrit nuk i thërras në emër por vetëm “Zemra”.
“I them disa herë në ditë të dua, dhe nuk i thërras në emër, por zemra”, tha Pampuri.
Ajo është pedagoge, autore librash, përkthyese. Një grua me një profil profesional për tu pasur zili. Në vite është ftuar në studio televizive si psikologe për të shpjeguar fenomene të ditës apo kohës, por publiku i gjere është njohur me të 2 vite më parë kur u zgjodh deputete në Parlamentin e Shqipërisë.
Për shumëkënd ishte një befasi renditja e saj e dyta, pas kryetarit të Partisë Demokratike.
Fraksion.com