AktualitetBota+Të fundit

Cikloni Isai shkakton mbi 150 të vdekur në tre vende afrikane

Më tepër se 150 persona u vranë dhe qindra të tjerë figurojnë të zhdukur që nga dita e djeshme, kur Cikloni Isai goditi pjesën juglindore të Afrikës.

Cikloni fillimisht goditi tokën ditën e enjte, pranë qytetit bregdetar Beira në Mozambik, me erëra që arritën shpejtësinë 200 kilometra në orë. Më pas stuhia lëvizi drejt perëndimit, në shtetet e Malawit dhe Zimbabwes.

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se stuhia ka prekur më tepër se 1 milion e gjysëm banorë të Mozambikut, Malawit dhe Zimbabwes. Dhjetra mijëra njerëz në rajonet e varfëra, rurale, janë izoluar për shkak të dëmtimeve të infrastrukturës dhe kanë humbur komunikimin me telefon. Sipas vlerësimit të OKB-së 122 njerëz kanë humbur jetën në Mozambik dhe Malawi. Ndërsa zyrtarët në Zimbabwe thanë se atje kanë humbur jetën 65 vetë.

Presidentët e Mozambikut dhe Zimbabwes i ndërprenë udhëtimet jashtë vendit, për shkak të pasojave vdekjeprurëse të ciklonit.

Agjencitë e OKB-së dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar po ndihmojnë me përpjekjet e shpëtimit dhe po u dërgojnë banorëve me helikopter ushqime, ujë dhe ilaçe.

 

Fraksion.com