Basha për protestat: Do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë
Kryeu i PD Lulzim Basha ka folur për protestat që do të marrë opozita e bashkuar, pas tubimit të 16 marsit, që sipas tyre ishte më i madhi në historinë e pluralizmit politik.
Kryedemokrati i pyetur nga mediat për vendimin e Kolegjit të kryetarëve, Basha tha se protestat do të fuqizohen nga dita në ditë deri sa të arrihen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi i kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”, tha Basha.
Fraksion.com