AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Gjykata në SHBA rihap Gërdecin; Reagon Shkëlzeni: Ja e verteta

Një ditë më parë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke publikuar vendimin e një Gjykate në Florida, u shpreh se do ri-hapej hetimi për “Gërdecin” dhe rolin e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha në të. “Gjykata Amerikane e Distriktit Jugor të Floridës vendosi 11 vite pas 15 Marsit 2008 ri-hapjen e krimit shtetëror të Gërdecit, duke hedhur poshtë alibitë e berishëve”, u shpreh socialisti Balla.

Sot ka reaguar vetë Shkëlzen Berisha për këtë vendim të Gjykatës dhe akuzat  në adresë të tij. Ai sqaron se vendimi i Gjykatës të cilit i referohet Taulant Balla, lidhet me padinë e ngritur nga vetë ai për shkrimtarin Guy Lawson për shpifje në librin “Qentë e Luftës” dhe jo me tragjedinë e Gërdecit.

Në këtë libër, autori Lawson akuzon Shkëlzen Berishën si të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit së bashku me amerikanin Efraim Diveroli i vënë tashmë përpara drejtësisë. Mirëpo, djali i ish-kryeministrit argumenton se botimi i Lawson ka qenë në funksion të propagandës politike pasi ai asnjëherë nuk e ka kontaktuar atë për të dëgjuar edhe versionin tjetër.

Gjykata ka vendosur të mos e pranojë padinë e Shkëlzen Berishës si rrjedhojë e interpretimit të ligjit amerikan për mediat nga Gjykata, por ai sqaron se beteja ligjore në Gjykatën e Floridës vazhdon, për të dënuar për shpifje Guy Lawson. “Më duhet të theksoj fort se ndryshe nga çfarë është shkruar deri tani nga disa media (me qëllim shpifjen), gjykata nuk bëri asnjë lloj përcaktimi nëse deklaratat e z. Lawson ishin të vërteta apo jo. Gjykata thjesht vendosi që bazuar në interpretimin e saj të ligjit amerikan për mediat, z. Lawson nuk veproi me nivelin më të lartë të keqdashjes kur publikoi në mënyrë të papërgjegjshme deklarata të gënjeshterta në lidhje me mua”.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:
Dy fjale per nje beteje ligjore qe VAZHDON

Sic mund te jeni ne dijeni, ne vitin 2017 une ngrita padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deme te shkaktuara nga deklaratat e genjeshterta ne lidhje me mua, ne menyre qe te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Lawson dhe botuesit e librit te Lawson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Me botimin e ketij libri, z. Lawson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Lawson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes.

Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.

Gjithsesi, gjate procesit gjyqesor, z. Diveroli deklaroi para gjykatës, nen betim se historia e perfshirjes time me AEY ishte nje trillim nga fillimi deri ne fund. Ne menyre me specifike, z. Diveroli pranoi qe:

1. Une nuk jam perfshire me AEY ne asnje lloj aspekti apo menyre;
2. Une nuk kam qene kurre ne nje takim me Diverolin ose me ndonje perfaqesues tjeter te AEY; dhe
3. Diveroli e trilloi kete histori per ti bere presion Kosta Trebickes qe te mos fliste per skemen mashtruese te AEY.

Por te vertetat qe dolen nga kjo ceshtje nuk mbarojne ketu. Dokumente te marra nga arkivat e z. Lawson deshmojne se qe ne vitin 2012, shume kohe para se ai te mbaronte hulumtimin e tij gazetaresk (nese mund te quhet I tillë), z. Lawson kishte vendosur sic shprehej dhe vete te “rrezonte Kryeministrin e Shqiperise”.Nje pjese teper e rendesishme e ketij plani ishte publikimi I ketyre genjeshtrave per te me demtuar mua. Me kete qellim, ai trilloi citime, burime dhe histori te ndryshme ne lidhje me mua.

Evidentimi I ketyre te vertetave te pamohueshme (ne mes shume te tjerave) nepermjet zbulimit te provave dhe fakteve ne kete process gjyqesor ka qene nje fitore shume e madhe morale per mua, vecanerisht pas gjithe ketyre viteve te mbushura me shpifje dhe genjeshtra ne lidhje me mua dhe AEY.

Gjykata e shkalles se pare vendosi qe z. Lawson dhe botuesit e tij nuk duhet te mbajne pergjegjesi per publikimin e genjeshtrave ndaj meqe une jam djali I nje politikani te njohur, dhe për pasojë person publik.

Me duhet te theksoj fort se ndryshe nga cfare eshte shkruar deri tani nga disa media (me qellim shpifjen), gjykata nuk beri asnje lloj percaktimi nese deklaratat e z. Lawson ishin te verteta apo jo. Gjykata thjesht vendosi qe bazuar ne interpretimin e saj te ligjit amerikan per mediat, z. Lawson nuk veproi me nivelin me te larte te keqdashjes kur publikoi ne menyre te papergjegjshme deklarata te genjeshterta ne lidhje me mua.

Sidoqofte avokatet e mi ne vleresimin e tyre profesional mendojne qe vendimi I gjykates per te mos lejuar qe z Lawson te gjykohet nga nje juri eshte thellesisht i gabuar. Fatmiresisht, vendimi I kesaj gjykate nuk eshte nje vendim final. Ne momentin e leshimit te kesaj deklarate ky vendim eshte apeluar ne Gjykaten e Apelit per Qarkun e 11 dhe beteja ligjore vazhdon.

 

Fraksion.com