Life StyleTë fundit

Alketa Vejsiu kapet me ndjekësen: “E di vetë nëse bëj bamirësi apo jo»

Tashmë është bërë e zakonshme, që personazhet e njohura të showbizit shqiptar të kthehen në ‘’tabelë qitjeje” në rrjete sociale, e mesa duket kësaj manie, që hera-herës imponohet edhe si ‘’moda’’ e radhës, nuk i ka shpëtuar as Alketa Vejsiu.

Të gjithë e dimë sa aktive është ajo në rrjete sociale, ku përveç momenteve nga puna në ekran, apo në biznesin e saj, ajo ndan edhe çaste nga përditshmëria.

Megjithatë një foto e postuar ditën e djeshme, duket se i ka ‘’prishur’’ paska të dielën moderatores së njohur, pasi është përballur me një sërë kritikash për shpenzimet e tepërta dhe jetën luksoze.

”Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm”, i ka shkruar një komentuese moderatores së ‘’Në kurthin e Piter Pan’’.

Mirëpo Aketa nuk e ka lënë kaq, me qetësinë më të madhe ajo ia ka numëruar ndjekësese, duke i sqaruar se nuk jemi në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, por në kapitalizëm.

“I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my way: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem”, -është përgjigjur ajo.