Aleksandër Vuçiç akuzon ndërkombëtarët për protestat në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç akuzoi vendet perëndimore dhe ambasadorët e tyre, ndërsa shtoi se ata po veprojnë me standarde të dyfishta. Ai e krahasoi hyrjen e dhunshëm të protestuesve brenda Televizionit Shtetëror të Serbisë me veprimet e dhunshme të 27 Prillit në Maqedoninë e Veriut, ku situata precipitoi me dhunë e gjakosje të disa deputetëve dhe kryeministrit, Zoran Zaev.
“Si është e mundur që ambasadorët e vendeve perëndimore nuk e dënuan këtë, ndërsa në sekondën e njëjtë e dënuan atë që nuk u pëlqeu, hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Miku i madh i Jeremiçit dhe Gjillasit, Zoran Zaev, u lëvdua se si u dënua ministri i punëve të brendshme, Çavkov, me 18 vjet burg, për shkak se nuk ka ndaluar qytetarët që të hyjnë në Parlament.
Në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme, ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, deklaroi se protestuesit në Beograd janë ndikuar prej “skenarit të Maqedonisë” dhe se po mundohen që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në Serbi.
Fraksion.com