Life StyleTë fundit

Zbulohet për herë të parë se sa ton plastikë përdor Coca-Cola

Për herë të parë Coca-Cola ka zbuluar se përdor tre milion ton paketim plastik çdo vit.

Raporti është pjesë e fondacionit Ellen MacArthur e cila është nxit kompanitë dhe qeveritë të bëjnë më shumë për të ndaluar ndotjen nga plastika.

Në total 150 kompani janë zotuar të reduktojnë përdorimin e plastikës si pjesë e kësaj fushate.

Disa kompani si Pepsi,L’Oreal dhe H&M nuk kanë treguar sa ton paketim plastik përdorin.

Është e vështirë për t’a vizualizuar se si duken tre milion ton plastikë, por të gjithë mund të pikturojë një balenë blu.

Tani pikturoni 1500 të tilla. Kjo është afërsisht tre milion ton.

Në 2018 kompania bëri zotim që në 2030 shishet plastike apo kanacet e paketimit do të jenë të riciklueshme.

Në këtë raport,31 kompani,duke përfshirë Mars,Nestlé dhe Danone zbuluan se sa paketim plastik prodhojnë.

Nestle:1.7m ton

Colgate:287.008 ton

Unilever:610.000 ton

Burrbery:200 ton në një vit.

Në shkurt 2019 Nestle hoqi paketimin plastik dhe në vend të saj është duke përdorur letrën.

Në 2018 Burrbery u kritikua kur informoi se shkatërroi rrobat, aksesorët dhe parfumet e pashitura me vlerë 28.6 milion paund për të mbrojtur markën e tij.Tani kjo praktikë është ndaluar.

150 kompani kanë nënshkruar për t’u bërë pjesë e fondacionit Ellen MacArthur për t’u angazhuar në reduktimin e mbetjeve plastike.

 

Fraksion.com