Viktima të shumta: Terror djathtist në Zelandën e Re
Dy sulme të përgjakshme në Zelandën e Re në dy xhami kanë shkaktuar 40 viktima. Sfondi i tyre shihet si manifestim i dhunës së ekstremistëve të djathtë. Ministri i Jashtëm gjerman,Maas i cilëson sulmet si “krim brutal.”
Ndërsa në një fjalim në televizion, kryeministrja Jacinda Ardern e quajti këtë sulm si një “nga orët më të errëta të Zelandës së Re”. Ajo theksoi, se ky sulm ka shkaktuar 40 viktima. “Në Zelandën e re nuk ka vend për dhunë ekstremistësh…ne nuk jemi të tillë”, tha Ardern. U sulmuam sepse “përfaqësojmë diversitetin”, tha Ardern.
Pas sulmit të përgjakshëm në Zelandën e Re reagoi edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai u shpreh se “jemi thellësisht të tronditur nga krimi brutal në Christchurch.”
Të premten reagoi menjëherë pas sulmeve edhe presidenti turk, Erdogan. Ai shprehur ngushëllime për viktimat dhe tha se ato “janë shembulli i fundit i racizmit në rritje dhe islamofobisë.”
Gjakderdhje në dy xhami
Ndërkohë në sulmin e kryer në dy xhami në Christchurch në Zelandën e re kanë humbur jetën një numër i madh njerëzish, Mediat lokale kishin fjalë më parë për 30 viktima e shumë të plagosur. Po është është raportuar, se një person kishte qëlluar pa dallim në xhami, ku ndodheshin qindra besimtarë myslimanë. Më vonë u dëgjuan të shtëna në një xhami tjetër në periferi të Christchurch.
Autori sipas të dhënave të para është një i bardhë, që sipas të dhënave të një dëshmitari okular hyri në xhaminë Al-Noor dhe “qëlloi mbi këdo që ishte para tij”. Të tjerë bënë fjalë për masakër dhe gjakderdhje. Policia australiane ka arrestuar ndërkohë tre burra dhe një grua. Sipas raportimeve në media janë gjetur edhe lëndë shëprthyese në automjete, të cilat janë çaktivizuar. Policia bëri fjalë për akt terrorist./DW
Fraksion.com