Life StyleTë fundit

“Spiranca, hëna apo kamxhiku”, zbulo problemin tënd aktual dhe zgjidhjen

Letra 1

Spiranca: Letra e spirancës është ambivalente sepse përfshin sigurinë, qëndrueshmërinë, si dhe i referohet vështirësisë ekonomike.

Kështu që nëse ke një situatë të qëndrueshme, ji i kujdesshëm. Guxo më shumë!

Letra 2

Letra e Hënës lidhet me intuitën, ndjenjat, nostalgjinë, frikën dhe dyshimet. Ki kujdes nga këto ndjenja frike dhe mos i merr për të mirëqena pasi do të të shkaktojnë negativitet dhe mund të të sjellin depresion.

Kur ndihesh i pasigurtë dhe ke konflikte emocionale, ndiz një qiri për ëngjëllin tënd mbrojtës, kërko mbrojtje dhe qetësi. Merr frymë thellë dhe dëgjo intuitën.

Letra 3

Kamxhiku është një letër që tregon forcë dhe fuqi, por në kuptimin negativ. Tregon shumë shqetësime, diskutime dhe dhunë fizike. Përqendro vëmendjen tek njerëzit që të rrethojnë, shmang konfliktet pasi do jenë shumë të mëdha.

Nëse je në humor të keq, mos u ngatërro me njeri. Merr frymë thellë dhe qetësohu. Ji shumë i kujdesshëm me fjalët pasi mund ta pësosh.