Rama: Shpiragu se mban dot mbi shpinë klithmën e Monikës
I ndodhur në Berat, kryeministri i vendit Edi Rama u ndal sërish tek zgjedhjet lokale, për të cilat u shpreh i sigurt se PS do fitonte edhe Bashkinë e Beratit, Kuçovës dhe Skraparit në zgjedhjet e qershorti 2019.
“Do dorëzojnë bashkinë e Beratit, të Kuçovës dhe Skraparit, të treja do t’i dorëzojnë paqësisht. Jo po nuk hymë në zgjedhje thonë, unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, ne me njerëzit”.
Ai nuk nguroi të ironizonte kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për deklaratat e kësaj të fundit me sytë nga qielli se, “Zoti duhet të mbronte shqiptarët nga vjedhja e votës”.
“Përveç zgjedhjeve ata kanë edhe hallin tjetër, se po krijohet drejtësia që u munduan ta ndalojnë që në ditën e parë. Këtu jemi në të gjitha organizmit elektoralë që lidhen me LSI, po a e mban dot Shpiragu në shpinë klithmën e Monikës: O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës. Kur Monika ngre kokën e thotë shpëtoni shqiptarët, ç’të bëjë Zoti? Thotë më mirë s’po ndërhy në çështje elektorale se i bie të ndihmoj njerëzit nga Monika. Të mos flas pastaj për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhorët e Monikës. Nuk kemi ndjenjë negative ndaj askujt, ne na vjen keq edhe për Monikën edhe për Lulin”,- vijoi Rama.
Fraksion.com