Koreja e Veriut mund të braktisë negociatat me SHBA-në për denuklearizim
Lideri verikorean, Kim Jon-un mund të heqë dorë nga bisedimet për denukelarizim me Shtetet e Bashkuara, dhe të fillojë testimet raketore dhe ato bërthamore, ka zëvendësministrja e Jashtme e këtij vendi, Choe Sun-hui.
Ajo u ka thënë diplomatëve të huaj se SHBA-ja ka hedhur poshtë një “mundësi të artë” në samitin e fundit të mbajtur në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un.
Koreja Veriore ka thënë në këtë samit se mund të mbyllë zonën bërthamore, Yongbyon.
Mirëpo negociatat kanë ngecur pasi presidenti Trump ka refuzuar të heqë sanksionet ndaj Koresë Veriore, përveç nëse kjo e fundit shkatërron të gjitha zonat bërthamore.
Mirëpo Che ka thënë në Phenjan se Kim pritet të bëjë një njoftim zyrtar për pozicionin e tij lidhur me këto bisedime shumë shpejt.
“Ne nuk synojmë të dorëzohemi ndaj kërkesave amerikane në asnjë formë dhe as nuk synojnë të bashkëpunojmë në negociata të këtij lloji”, ka thënë ai para gazetarëve në Korenë Veriore, transmeton BBC.
Ajo e ka akuzuar SHBA-në për qasje të “llojit të gangsterëve”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve Tass.
Trump dhe Kim kanë qenë pjesë e dy samiteve për të diskutuar çështjen e denukelarizimit të Gadishullit Korean. Në samitin e parë të mbajtur në Singapor, të dy palët ishin pajtuar për të nisur procesin e denukelarizimit, ndonëse pak përparim është parë në këtë drejtim deri më tani.
Në samitin e dytë të mbajtur në Hanoi të Vietnamit, të dyja palët nuk kanë arritur pajtueshmëri dhe kanë ndërprerë takimet më herët se që ishte planifikuar.
Fraksion.com