AktualitetBota+Të fundit

Facebook reagon pas sulmit në Zelandë; Autori transmetoi live masakrën

Facebook i është përgjigjur publikimit live të masakrës së Zelandës së Re duke insistuar për  fshirjen e llogarisë së vrasësit sa më shpejt të jetë e mundur. Një burrë i identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç, përdori ‘Facebook’ për të transmetuar vrasjen e 49 besimtarëve myslimanë në xhaminë e Al Noor, në Christchurch, gjatë lutjeve të së premtes.

Policia e Zelandës së Re alarmoi gjigantin e mediave sociale për masakrën menjëherë pas fillimit të saj, konfirmoi Facebook  ndërsa dha ngushëllimet edhe për familjarët e viktimave.

Pamjet e publikuara në Facebook tregojnë vrasësin duke marrë armë për të filluar sulmin e tij të sëmurë ndaj besimtarëve, në xhami.

“Zemrat tona shkojnë tek viktimat, familjet e tyre dhe komuniteti i prekur nga ky akt i tmerrshëm. Policia e Zelandës së Re na alarmoi me një video në Facebook pak pasi filloi sulmi, dhe ne shumë shpejt hoqëm edhe llogaritë e sulmuesit në Facebook dhe Instagram. “,- tha shefi i Facebook në Australi dhe Zelandën e Re, Mia Garlick, në një email për Business Insider.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com