Denoncohet ilaçi turk “Oledrohot” i Nadir Çaushollit; Hidhet në sulm kushëriri i tij
Një farmaciste ka denoncuar një ilaç me origjinë turke, të quajtur “Oledrohot”, që përdoret si antigripal. Në videon e postuar nga Lolita, e cila pretendon se është denoncuar nga një farmaciste, thuhet se këtij bari i fshihet data e skadencës.
Sipas denoncimit, ky është një skandal pasi data e skandencës duhet të jetë e stampuar dhe jo të fshihet me pambuk dhe alkool.
“Oledrohot” vjen nga kompania CFO Pharma, me administrator Nadir Çaushollin. Ky i fundit është akuzuar në të kaluarën për skandalin e rimbursimit të barnave, duke i shkaktuar një dëm prej 2.2 milion eurosh. Por pas një procesi gjyqësor, fitoi pafajësinë dhe sot është rikthyer në tregun farmaceutik.
Ndërkohë, menjëherë pas këtij denoncimi, në faqen e Lolitës, është hedhur në sulm një qytetar i quajtur Ardit Çausholli, i cili rezulton të jetë kushuriri i Nadir Çaushollit. Nëpërmjet një komenti në statusin e Lolitës, Arditi kërcënon me proces gjyqësor pasi është dëmtuar imazhi i kompanisë së kushuririt të tij.
Arditi vijon më tej duke thënë se çdo shkrim në bustinë i çdo produkti mund të fshihet me alkool ose me produkte të ndryshme. Por kjo është e pavërtetë. Nëse marrim një barn të ngjashëm me “Oledrohot”, në rastin konkrret “Tylolhot”, atëherë shihet që data është e stampuar, dhe në asnjë moment nuk mund të fshihet as me alkool apo ndonjë produkt tjetër./shqip
Nuk është hera e parë që vijnë denoncime për barna për kompaninë e Nadir Çaushollit. Reagimet e kushuririt të tij, Arditit pasuan me një sërë komentesh nga qytetarë të tjerë.
Më poshtë ilaçi i denoncuar tek faqja Lolita: