AktualitetOp-EdTë fundit

Brexiti shkon tek shtyrja e afatit

Nga  Barbara Wesel

 

Parlamenti britanik ka aprovuar shtyrjen e Brexitit, megjithatë mungon shumica për të arritur një marrëveshje. Zgjatja e varet nga përfundimi i votimit të tretë të marrëveshjes.

Theresa May-it i mbaruan argumentat ditën e enjte. Ajo dërgoi ministrat përpara, që të shoqëronin hapat e fundit të dramës parlamentare të Brexitit. Në fund fare ajo fitoi. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohe ajo morri rezultatin e dëshiruar nga votimi. Megjithëse, kjo fitore shoqërohet edhe nga një humbje. Sidoqoftë e qartë është se Brexiti do të zgjatet, dhe deputetët patën votuar më parë kundër Brexitit pa marrëveshje.

Parlamenti humbet shancin

Kjo duhet të ishte dita më e maadhe e opozitës dhe kundërshtarëve të Brexitit. Por që pasdite u bë e qartë se nuk pritej ndonjë fitore e madhe. Me disa përjashtime të vogla, ajo që mungonte ishte bashkimi i interesave të opozitës dhe grupeve proeuropiane ose atyre të rezervuar.

Kështu për shembull kërkesa për një referendum të dytë u rrëzua. Partia Laburiste morri vendim se nuk është momenti i duhur për këtë. Kjo shtoi zemërimin e anëtarëve të partisë dhe zgjedhësve kundër udhëheqjes së partisë, por kursi me dredha i partisë më të madhe opozitare ka bërë që të krijohet kaosi aktual i Brexitit.

Me diferencë shumë të vogël, prej vetëm dy votash u rrëzua kërkesa e deputetit të Laburistëve Hilary Benn, që i pati dhënë parlamentit hapësirë për debatet e vetëvendosjes, që të krijoheshin opsione të tjera të buta për daljen nga BE. Ky ishte momenti kur deputetët mund të merrnin kontrollin mbi Brexitin.

Përkrahje pati po ashtu nga konservatorët e rezervuar, kur sheh që ady javë para mbarimit të afatit parlamentit i shkoi në mendje të vendoste linjën e kuqe kundër Theresa May-it dhe mbrojtjes së saj radikale nga BE.

May fiton zgjatjen e afatit

Në fund mbeti kërkesa e qeverisë që t’i lutet BE javën e ardhshme për zgjatje afati. Parlamenti refuzoi një ditë më parë Brexitin pa marrëveshje, dhe Theresa May ofroi zgjidhjen që të pengonte rrëzimin.

Dhe pas shumë kohe pati sërish një votim në favor të kryeministres, sepse ajo fitoi 431 vota pro kundrej 202 votave kundër. Megjithatë fitorja pati edhe një humbje.

Ajo e pati çliruar votimin nga detyrimet e fraksionit, dhe kështu që tre nga ministrat e saj të kabinetit shkuan nga “Jo”. Kjo formë tradicionale votimi lejon të vëzhgohen cilin vendim ka marrë gjithsecili. Ministri i Tregëtisë Liam Fox, mnistri i Mbrojtjes Gavin Williamson dhe ministri i  Brexit-it Stephen Barclay refuzuan ta ndiqnin. Ajo që dihet është se ata të tre kanë ambicje të bëhen pasardhës të May-it në postin e kryeministrit.

Pra May i fitoi këto votime me votat e opozitës. Sepse më shumë se gjysma e deputetëve të saj kosnservatorë votuan kundër saj. Edhe një herë tjetër u bë e qartë sa pak përkrahje ka ajo në partinë e saj dhe në kabinetin e saj.

Shkurt apo gjatë?

Nëse pakti i daljes do të marrë të martën e ardhëshme nisjen e fazës së tretë, atëherë do të ketë një zgjatje teknike prej maksimumi tre muajsh. Theresa May do të mbartë në parlament shpresën që të tërheqë pas vetes ndjekësit e linjës së ashpër të partisë së saj, të cilët do të preferojnë më mirë të votojnë për Brexitin e saj se sa të venë çdo gjë në pikëpyetje. Presioni është i vetmi mjet që ka në dorë May.

Nuk është e qartë sa shumë shance ka ajo. Prokurorit të Përgjithshëm Geoffrey Cox do t’i mbushet mendja që të përshtatë pikëpamjet ligjore me domosdoshmërinë politike. Për këtë do të ndihmojë një paragraf i Konventës së Vjenës që ka lidhje me paktet ndërkombëtare. Ekspertët juridik mendojnë se kjo përpjekje është e padobishme.

Kryetarja e DUP, Arlene Foster deklaroi ftohtë se ka ardhur koha për një marrëveshje të vërtetë me BE. Dikush duhet t’i ketë thënë asaj se BE refuzon kategorikisht lëshime të tjera. Kështu që ajo modifikon kërkesat e saj, që trajtimi i barabartë të Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretëtisë nuk duhet të vihet në dyshim.

Një seri brexitësh patën njoftuar se do të votojnë patin e daljes nga BE. Të tjerë, si kryesuesi i atyre që ndjekin linjën e ashpër, Steve Baker u treguan të pavendosur duke thënë se marrëveshja është aq e keqe saqë nuk mund të pranohet kurrë. Herën e kaluar Theresa Mayit i munguan 149 vota. A do arrijë ajo t’i marrë ato deri ditën e martë është e paqartë

Dhe nëse marrëveshja nuk pranohet? May ka premtuar që në takimin e nivelit të lartë që mbahet ditën e enjte të kërkojë një shtyrje. Një ditë më parë parlamenti do të duhet të ketë votuar përse duhet përdorur shtyrja. Zgjedhje të reja, referendum të ri, Brexit të butë, kurrkush nuk e di. E qartë është se BE-së do i duhet që të aprovojë shtyrjen./DW

 

Fraksion.com