Bëhen publike shpenzimet e Mbrojtjes së Vendeve të NATO-s (2011-2018)
NATO ka bërë publike shpenzimet e Mbrojtjes së Vendeve aleate (2011-2018)
NATO grumbullon të dhëna të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët në baza të rregullta dhe paraqet agregate dhe nënsekse të këtij informacioni. Çdo Ministri e Mbrojtjes e Aleatëve raporton shpenzimet aktuale dhe të parashikuara të mbrojtjes në të ardhmen sipas një përcaktimi të dakorduar të shpenzimeve të mbrojtjes.
Shumat përfaqësojnë pagesat nga një qeveri kombëtare e realizuar ose që duhet bërë gjatë vitit fiskal për të përmbushur nevojat e forcave të saj të armatosura, ato të Aleatëve ose të Aleancës. Në shifrat dhe tabelat që vijojnë, NATO gjithashtu përdor informata të përditësuara ekonomike dhe demografike të disponueshme nga Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian (DG-ECFIN) dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Duke pasur parasysh dallimet midis këtyre dy burimeve dhe parashikimeve kombëtare të PBB-së, si dhe përkufizimin e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s dhe përkufizimet kombëtare, shifrat e treguara në raport mund të ndryshojnë ndjeshëm nga ato që citohen nga mediat, të publikuara nga autoritetet kombëtare ose të dhëna në buxhetet kombëtare. Shpenzimet e pajisjeve përfshijnë shpenzimet për pajisjet kryesore, si dhe për kërkimin dhe zhvillimin kushtuar pajisjeve kryesore. Shpenzimet e personelit përfshijnë pensionet e paguara për pensionistët.
Data e mbylljes për informacionin e përdorur në raportin për vitin 2018, ishte 12 shkurt 2019. Shifrat për vitin 2018 janë vlerësime.
Materialin e plotë e gjeni këtu
Fraksion.com