AktualitetPolitikëTë fundit

Basha, për tëzgjedhurit e tij: Bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimin e radhës me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit, të cilët i ftoi të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.

Basha tha se protesta e studentëve solli më herën pranverën, ndërsa komentoi edhe vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e deputetit si dhe të atyre që refuzon ta djegin. Basha u shpreh se deputetët e rinj u shitën dhe blenë nga qeveria si të ishin bagëti në tregun e Milotit.

“Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti. Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap Në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve.”- tha Basha.

 

Fraksion.com