Amb. Jeffrey: Shteti Islamik në Siri është tkurrur
“Shteti Islamik është reduktuar në vetëm disa qindra luftëtarë dhe kontrollon më pak se një kilometër katror në betejën për bazën e tij të fundit në Siri”, tha të premten i dërguari i posaçëm amerikan për Sirinë si dhe për koalicionin global kundër ISIS-it James Jeffrey. Megjithatë sipas tij në Siri dhe Irak mund të ketë 15 deri në 20 mijë përkrahës të armatosur të grupit militant.
“Jemi gati të përfundojmë fushatën përgjatë Eufratit për të marrë nën kontroll territorin e fundit të “Kalifatit”, tha ai.
Zoti Jeffrey tha se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Forcat Demokratike në Siri për të siguruar të burgosurit e ISIS-it, por dhe për nisjen e një fushate në mënyrë që luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre të kthehen në vendet nga vijnë me qëllimin për t’i ndjekur penalisht apo riedukuar.
Në vitin 2014 Shteti Islamik rishkroi hartën e Lindjes së Mesme me shpalljen e kalifatit të tij ultra-radikal të islamikëve suni, që sundohej nëpërmjet vrasjeve masive, skllavërimin seksual dhe formave të tjera të ndëshkimit. Në vitin 2017 militantët pësuan dështimin më të madh ushtarake me humbjen e qyteteve të Mosulit në Irak dhe Rakës në Siri. Duke folur për gazetarët në një video-konferencë pas një konference humanitare për Sirinë zhvilluar në Bruksel, zoti Jeffrey tha se përpjekjet për të mposhtur ideologjinë e Shtetit Islamik do të vazhdojnë dhe se nuk ka ende asnjë afat kohor për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria.
Fraksion.com