AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Vuçiç: Dialogu mbaroi, Kosova e bllokoi atë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se me miratimin e platformës për dialogun në Kuvend, Kosova tregoi se është kundër tij duke shënuar edhe fundin.

Sipas tij, lëvizjet e Kosovës janë të paparashikueshme dhe se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon. Deklaratat, Vuçiç i bëri gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borel. Borel shprehet se Spanja është kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës por e mbështet kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti serb vazhdon të pretendoj se Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit ndërsa ka akuzuar Kosovën për vendosjen e taksës 100 %. Vuçiç, nuk ka kursyer edhe  mirënjohje ndaj Spanjës për qëndrimin e saj karshi Kosovës.

 

Fraksion.com