Rama: Rusia nuk është një vend tifoz i BE dhe zgjerimit të saj
Kryeministri i vendit Edi Rama priti sot në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidave që kanë.
Shefi i qeverisë shqiptare foli për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe rolin kundër që ka Rusia në këtë proces.
Ndërkohë Zoran Zeev e konsideroi Shqipërinë si vend mik, ku shtoi se sfida kryesore që kanë të dyja vendet lidhet me përmirësimi e kushteve dhe anëtarësimi sa më shpejt në strukturat e familjes së madhe të BE-së.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Zaev që pas ndërrimit të emrit. Në këtë vizitë ai shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të pritet në një takim nga Kreu i parlamentit Gramoz Ruci e personalitete të tjera në vend.