Rama i kërkon Berishës 1 milionë lekë dëmshpërblim
Kryeministri Edi Rama padit për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kërkon shpërblim dëmi moral prej 100 mijë lekësh të rinj. Padia e kryeministrit për ish-deputetin Sali Berisha po shqyrtohet nga gjyqtarja Fida Osmani.
Seanca e parë është mbajtur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 11 prill. Berisha akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, dhe pikërisht për këtë akuzë është paditur. Në total, Rama ka deklaruar më herët se ka depozituar në gjykatë 40 padi ndja opoitës për shpifjee të artikuluara nga deputetë të opozitës, tashmë të dorëhequr
Fraksion.com