Pse është kaq i vetmuar brezi i sotëm?
Nga Carla Delgado
Të rinjtë e sotëm – Brezi i Mjevjeçarit dhe Gjenerata Z – duket se janë ndër brezat më të vetmuar, tregojnë studimet e kohëve të fundit. Në secilin prej studimeve, fajtorët janë të ndryshëm:mjedisi personal, ekonomia, marrëdhëniet, punësimi (ose mungesa e tij), ose mungesa e financave.
Ndërsa hyj vetë në këtë kategori, nisa të reflektoj për vetminë. A është problemi i këtij brezi? A është e mundur që brezi i mëparshëm të jetë ndjerë njëlloj? Dhe çfarë na bën realisht të ndihemi të vetmuar? Mendoj se një nga arsyet, është se shumica e njerëzve të brezit të sotëm, është e izoluar nga pikëpamja sociale.
Dhe kjo s’ka të bëjë me preferencën e të qenit vetëm, por me zgjedhjen për të mos u lidhur me të tjerët. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht, të kesh përreth vetes njerëz gjatë gjithë kohës, pasi shumë njerëz punojnë në grupe të mëdha njerëzish, por vështirë se krijojnë marrëdhënie jashtë vendit të punës.
Shumë të rinj të pjekur në moshë, ndihen të izoluar dhe pa askënd, me të cilin mund të bisedojnë apo t’i zënë besë. Të gjithë ne ndihemi në thelb rreth kësaj “gjëje të të rriturve”, dhe megjithatë e kemi të vështirë të lidhemi me të tjerët. Dhe nuk mund ta fajësojmë për këtë, vetëm përparimin teknologjik, duke thënë se është faji i pajisjeve për mungesën e lidhjes njerëzore.
Teknologjia, po përpiqet të thjeshtësojë atë që është një situatë e ndërlikuar, dhe duke mos u fokusuar në gjëra të tjera që kontribuojnë në vetminë e të rinjve. Në kundërshtim me besimin popullor, se mediat sociale po e shkatërrojnë mënyrën se si njerëzit formojnë lidhjet, disa gjejnë ngushëllim online.
Dhe tek kjo nuk ka asgjë të keqe. Unë besoj se marrëdhëniet në internet (miqësia dhe romantika), janë lidhje të vërteta, dhe nuk janë më pak reale, për shkak të distancës fizike. Sidoqoftë, jam e shqetësuar mbi mënyrën se si njerëzit e perceptojnë jetën e bashkëmoshatarëve të tyre në internet.
Njerëzit publikojnë vetëm pjesët e mira të jetës së tyre në internet – udhëtime, promovime për punë, madje edhe darka plot atmosferë me miqtë e vjetër. Megjithëse jemi të vetëdijshëm se ajo që shohim në mediat sociale nuk është e vërteta e plotë e jetës së miqve tanë, ajo sërish ndikon tek ne, pasi ne fillojmë të bëjmë krahasime.
Dhe për këtë, ka shumë përgjigje të mundshme. Ose përpiqemi të bëjmë ndryshime të shpejta, të përkohshme në stilin tonë të jetesës, që të ndihemi më mirë, ose bëjmë përpjekje për t’u shfaqur më mirë në mediat sociale, për të “qëndruar në të njëjtin nivel” me miqtë tanë.
Pikërisht këtu fillon vetmia. Të qenit i izoluar në shoqëri, nuk na jep një ndjenjë të përkatësisë me njerëz apo grupe të tjera, çka na bën të ndjehemi të trishtuar, në ankth dhe të padobishëm.
Të qenit tepër të orientuar nga qëllimet, është një arsye tjetër.
Është e rëndësishme, që ne të kemi qëllime dhe plane për t’i arritur ato, por ajo që bëjnë shumica e të rinjve, është trajtimi i çdo faze të jetës së tyre, si një periudhë tranzicioni në fazën tjetër. Ne kërkojmë gjithnjë suksesin, vetëm duke trajtuar çdo hap si diçka që duhet të kalojë shpejt, në mënyrë që të mund të vazhdojmë me atë që duam.
Ne vazhdojmë të kërkojmë suksesin, kur çdo hap i udhëtimit tone, është në fakt një sukses në vetvete. Është e zakonshme që të rinjtë në mesin e Brezit të Mijëvjeçarit dhe Gjeneratës Z, të ndihen të shqetësuar, kur nuk është duke u realizuar asgjë.
Ne kemi filluar të mendojmë, se pritshmëria është e gabuar, dhe ndihemi të trishtuar kur nuk jemi produktivë. Nuk na pëlqen të jemi të papunë, pasi mendojmë se çfarë mund të kishte ndodhur gjatë kohës që tashmë ka kaluar. Mungesa e arritjeve, kontribuon gjithashtu tek vetmia. Të moshuarit mburren shpesh me arritjet e tyre, duke filluar fjalitë me “Kur isha në moshën tënde …”, dhe e mbarojnë fjlinë me pritshmërinë që brezi i ri të bëjë të njëjtën gjë.
Nëse ata ishin në gjendje të paguanin borxhet e universitetit, dhe të kursenin për të blerë një makinë dhe një shtëpi ndërsa bënin 2 punë, ata s’mund të presin që ne të bëjmë të njëjtën gjë. Këto pritshmëri, na bëjnë të mendojmë se nuk po bëjmë sa duhet.
Ne nuk ndihemi ende të rritur, pasi nuk kemi gjërat tipike që do të na bënin të ndihemi si të tillë. Ne nuk kemi vendin tonë, nuk mund të përballojmë dot financiarisht 3 vakte ushqime të shëndetshme një ditë, dhe as shumë para të kursyera. Ne ende nuk jemi plotësisht të pavarur, dhe ndjenja se ne “supozohet” të kishim arritur shumëçka në një epokë të caktuar, na vendos shumë nën presion.
Ka gjithmonë përkujtues se jeta nuk është një garë, por kur mjedisi juaj ju thotë të kundërtën, është e vështirë të ndihesh i kënaqur me atë që je në jetën reale? Pra, si të përballemi me vetminë? Çdo zgjidhje, do të përfshinte ndryshimin e mentalitetit të një grupi shumë të madh njerëzish, por ne mund t’ia fillojmë me një person. Mos harroni:Mos e matni veten me arritjet e njerëzve të tjerë. Ju nuk jeni të vetëm në atë që jeni duke përjetuar, dhe herët a vonë do ta kaloni atë situatë. Kjo na ndodh të gjithëve./Gulf News, Bota.al
Fraksion.com