Maliqi: Bashës s’ia mban të hyjë në zgjedhje; Pret t’ia dhurojnë postin e Kryeministrit
Deputeti më i ri i PD Lefter Maliqi, i cili u betua sot në Kuvend, ka lëshuar një seri akuzash ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, duke u shprehur se ai, ashtu siç i’a dhuruan postin e kryetarit të PD, pret që ti dhurojnë edhe postin e kryeministrit.
Sipas tij, ai ka frikë të hyjë në zgjedhje, nuk fiton dot me zgjedhje, pasi është mësuar që postet t’ia dhurojnë dhe jo ti fitojë me zgjedhje.
“Mos të kujtojnë ata jashtë se janë më mirë se ne, vendi i opozitës në Kuvend do mbushet. Dua të them se është bërë lajm kur duartrokasin deputetët e Partisë Socialiste.
Dua të jap edhe një reagim.
Brenda dy muajve rreshti këtej nga opozita do të jetë plot. Mos kujtojnë ata që kanë dalë jashtë se janë më të mirë se ne. Demokratët mos të gënjehen më. Gënjeshtar e këtij lidershipi me mandat të dhuruar.
I jam mirënjohës atyre që më kanë mbështetur dhe Zotit që vendosa të plotësoj mandatin e dekriminalizimit.
Unë zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar. Rasti im është krej ndryshe. I them të gjithë demokartëve mos të gënjehen më. Revolta popullore do të thotë të ngrihet populli. Kriza qëndron te lidershipi.
Nën këtë lidership PD pësoi disfatën më të madhe. Mandati im ka të bëj drejtpërdrejtë me kthimin e dinjitetit. Jemi më të mirë se pjesa më e madhe e atyre që ishin këtu”, u shpreh Maliqi./javanews
Fraksion.com