AktualitetPolitikëTë fundit

Lefter Koka: Ambicie për bashkinë Durrës?

Deputeti që nuk iu bind LSI-së, në djegjen e mandateve Lefter Koka ka deklaruar se marrëdhënia e tij me drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi është shumë e mirë.

Në  një prononcim për mediat pas përfundimit të sencës plenare, Koka tha se vijon të jetë pjesë e LSI-së. Ai pohoi se është i gatshëm të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor, ndërsa nuk harroi të përmendte se bashkia e Durrësit nuk është ambicia e tij, ndryshe siç është pretenduar në opinionin publik.

“Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Kam marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e LSI. Do të votoja ndryshimet në kodin zgjedhor. Bashkia e Durrësit nuk është më ambicia ime”, tha Koka në një prononcim të shkurtër para mediave.

 

Fraksion.com