AktualitetKosovaTë fundit

Kosova ndalon fluturimet e “Boeing 737-8 MAX”

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar fluturimet e të gjithë aeroplanëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”, mbi hapësirat ajrore të republikës.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve ‘Boeing 737-8 MAX’ si dhe ‘Boeing 738-9 MAX’, mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore ‘Boeing 737-8 MAX’ dhe ‘Boeing 738-9 MAX’. Kjo ndalës hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e rrudhës”, thuhet në njoftim, raporton Kosova Press.

Gjithashtu edhe shtetet e BE-së kanë ndaluar fluturimin e aeroplanëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”, mbi hapësirat ajrore evropiane.

 

Fraksion.com