Ish-gjyqtari Admir Thanza i pandehur; Vettingu zbuloi mashtrimin
Prokuroria ka dërguar në gjyq me akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit ish-gjyqtarin Admir Thanza.
Në formularin e dekriminalizimit Thamza nuk kishte deklaruar dënimin në Itali për vjedhje, por një fakt të tillë u zbulua gjatë kohës që ky i fundit iu nënshtrua procesit të vettingut.
ONM zbuloi gjatë vettingut që Admir Thanza, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtar i Gjykatës së Lartë ishte i dënuar për vjedhje. Një fakt i tillë u konfirmua edhe nga një letërporosi e ardhur nga shtetit fqinj, në llogari të Thanzës.
Admir Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitin 1999, kohë në të cilën ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fraksion.com