Arsyeja e çuditshme përse trashëgimtari i Meghan dhe Harryt nuk do të ketë të njëjtin mbiemër si kushërinjtë e parë
Meghan Markle pritet të sjellë në jetë trashëgimtarin e parë të Princit Harry, pretendentin e shtatë për fronin mbretëror, e që prej ditës kur lajmi i gëzueshëm u bë public e deri më sot ka patur shumë spekulime për çdo detaj. Ku do të lindë Meghan? Kush do të jenë ungjit e bebes ? A do të kenë një dado? Cili do të jetë emri i zgjedhur ? e shumë e shumë pyetje të tjera.
Por nëse këto të fundit do të marrin një përgjigjie herët a vonë, një pyetje duket se po mundon fansat e familjes mbretërore.
Cilin mbiemër do të mbajë fëmija i Meghan dhe Harryt? Do të jetë i njëjtë me kushërinjtë e tij të parë, Georgin, Charlottën dhe Louisin?
Sipas faqes zyrtare mbretërore, “anëtarët e Familjes Mbretërore mund të njihen si me emrin e Shtëpisë Mbretërore dhe me një mbiemër, i cili nuk është gjithmonë të njëjta. Shpesh ata nuk e përdorin fare mbiemrin, pasi kanë një titull përfaqësues.
Por cili është mbiemri i tyre i fundit?
Në vitin 1917, Xhorxh V krijoi një mbiemër për familjen mbretërore dhe të gjithë pasardhësit meshkuj të Mbretëreshës Viktoria si “Windsor”. Por Mbretëresha Elizabeta vendosi t’u jepte fëmijëve të saj mbiemrin “Mountbatten-Windsor” në mënyrë që edhe burri i saj, Princi Philip të mund të përfshihej në mbiemrin.
Duket se pasardhësit e Princërve dhe Dukeshave mbajnë si titullin territorial. Të dy William dhe Harry kanë përdorur Uells,si mbiemër pasi babai i tyre njihej si Princi i Uellsit.
Kur Princi George nisi shkollën në shtator, William dhe Kate vendosën që George të mbante mbiemrin Cambridge. Kjo do të thotë që nëse Meghan dhe Harry ndjekin të njëjtën logjikë, mbiemri i tyre do të jetë , sepse Meghan dhe Harry janë Duka dhe Dukesha e Sussex.