AktualitetPolitikëTë fundit

Albana Vokshi: Parlamenti nën rrethim! Regjimi ushtarak i Ramës ka frikë nga populli

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, ka publikuar edhe disa foto nga masat e marra nga policia për zhvillimin e seancës plenare këtë të mërkurë.

Sipas saj këto janë pamjet e çdo ditë që ka seance parlamentare, duke e vënë Tiranën edhe sot në shtetrrethim.

“Mijëra policë e autoblinda kanë mbushur rrugët si në shtetrrethim. Deputetët që mbrohen nga populli s’mund të jenë asnjëherë përfaqësues të tij. Edi Rama po qeveris me regjim ushtarak! Dhe kjo është dëshmia e fundit të diktatorëve. Askush nuk do ta pranojë më këtë regjim sepse shqiptarët i kujtojnë siç ata dinë agresorët e lirive të tyre”, shkruan ndër të tjera Vokshi, duke bërë serish thirrje qytetarëve për protestën e 16 marsit.

 

Fraksion.com