4 faktorë të jashtëm që krijojnë zbokthin në flokët tuaj; Shmangini sa më shumë të mundeni
A nuk është shumë e bezdisshme kur gjithmonë veshjet ju bëhen me pika të bardha nga zbokthi?! Një numër faktorësh mund të jenë dhe të jashtmën. Pra nuk ka patjetër lidhje krijimi I zbokthit me lëkurën e thatë apo ndërrimin e shampoos. Këta faktorë të tjerë janë:
Stresi: Një nga shkaqet e shumta të zbokthit është stresi. Mund të jetë një shenjë që ju duhet të relaksoheni. “Stresi mund të përkeqësojë çdo gjendje të lëkurës”, thotë dermatologu Lotika Singh, nga Neë Yorku. Stresi dëmton sistemin tuaj imunitar dhe mund të jetë një nga shkaqet e zbokthit. “Veçanërisht në rastet kur zbokthi është i kruhet,” shton ajo.
Larja e shpeshtë mund të heqë vajrat natyralë të cilët janë të nevojshëm për flokët. Por ato vajra gjithashtu mund të krijojnë një shtrat në lëkurën e kokës dhe zbutja e saj mund të dalë në formën e zbokthit. Kështu që koka duhet larë në mënyrë të rregullt dhe jo të rrallë.
Një tjetër nga shkaqet e zbokthit që nuk ka të bëj me lëkurën e thatë është dieta juaj, mënyra se si ushqeheni. Nuk është shumë e habitshme që lëkura dhe flokët e shëndetshëm vijnë nga brenda. Disa ushqime mund të shkaktojnë shpërthimin e tij, veçanërisht nëse ju jeni tashmë të prirur për zbokth. Ushqimet e larta në yndyrna të ngopura shkaktojnë gjëndrat tuaja dhjamore të prodhojnë më shumë vaj, gjë që e bën zbokthin të përkeqësohet.
E keni tepruar ne stilim e flokëve: Përdorimi i llakut ose kimikateve të tjera për stilim e flokëve ndikon në krijim e zbokthit.