Zëvendëson Salianjin; Ligoraq Karamelo bëhet deputet
Pas debateve mes kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe anëtarit Denar Biba për të tejkaluar rastin e lënies së mandatit nga deputetja Valentina Duka nga PD, pasi dy femrat që i takon mandati i saj nuk kanë kthyer përgjigje, një tjetër deputet i shtohet Parlamentit.
Ervin Salianji është zëvendësuar kështu nga Ligoraq Karamelo që ndodhej në listë nën siglën e PBDNJ.
Më herët kur ka vendosur të pranojë mandatin, Karamelo është shprehur se zgjedhjet e 2017-s janë zgjedhje legjitime, ndërsa theksoi se legjitimitein e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë palët politike në Shqipëri, por ndërkombëtarët.
Fraksion.com