Vra gruan e pronarit me porosi të tij; Burg përjetë autorit
Gjykata për Krimet e Rënda dënon me burgim te perjetshëm Fatjon Karmeshtnën. Ai u shpall fajtor për vrasjen e Suela Sulës, me porosi të bashkëshortit te saj, Sadetin Sula.
Ngjarja ndodhi më 18 prill në 2016 në Shkodër. 38-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë që kishte ajo dhe burri.
Biznesmeni Sadetin Sula akuzohet për “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”. Vrasja, që u cilësua më parë si vetëvrasje, u krye nga Fatjon Karameshtna me urdhër të Sadetin Sulës.
35-vjeçari punonjës i mobilerisë, sipas Prokurorisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit. Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti.
Fraksion.com