AktualitetBota+Të fundit

Turqia i përgjigjet SHBA: Askush s’na kërcënon dot

Kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj marrëveshjes së Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia kanë shkuar shumë larg, tha zëdhënësi i partisë në pushtet të Turqisë, Ömer Çelik, raporton Anadolu Agency (AA).

“Komentet në lidhje me këtë çështje kanë kaluar kufirin”, tha para gazetarëve Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

“Ato kanë arritur pikën ‘e paarsyeshme’ duke sugjeruar se SHBA mund të anulojë marrëveshjen për avionët luftarakë F-35 me Turqinë, gjë që është e papërshtatshme me aleancën e NATO-s”, shtoi Çelik.

“Aleatët mund të zgjidhin çështjet duke biseduar”, tha ai, duke shtuar se askush nuk mund ta kërcënojë Turqinë.

Zyrtarët e SHBA-së kanë deklaruar se Turqia duhet të blejë raketat amerikane Patriot, duke argumentuar se sistemi rus S-400 nuk përputhet me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, zyrtarët turq janë përgjigjur duke thënë se Turqia nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e saj me Rusinë, edhe nëse do të blinte sistemin Patriot dhe janë ankuar se deri më tani aleatët e saj nuk kanë dashur t’i shesin Turqisë sistem për mbrojtje raketore.

 

Fraksion.com